Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Telefoni juaj mund të tregojë nëse jeni i dehur duke analizuar ecjen tuaj

Telefonat së shpejti mund të jenë në gjendje të tregojnë nëse dikush është i dehur bazuar në mënyrën se si po ecin, edhe nëse përdoruesi i telefonit nuk është i vetëdijshëm për faktin.

Brian Suffoletto në Universitetin Stanford në Kaliforni, dhe kolegët e tij në Universitetin e Pittsburgh në Pensilvani, donin të shihnin nëse mund të përfitonin nga telefonat inteligjentë për të zbuluar ndryshimet në modelet e ecjes që ndodhin kur njerëzit janë të dehur, shkruan Newscientist.com.

Suffoletto dhe ekipi i tij rekrutuan 22 vullnetarë dhe u dhanë për të konsumuar një pije të përzier me vodka të mjaftueshme për të prodhuar një përqendrim të alkoolit në frymë prej 0.2 për qind. Më pas ata morën një telefon të mençur dhe vullnetarëve ju kërkua të ecnin në një vijë të drejtë për 10 hapa, të ktheheshin, dhe pastaj të ecnin përsëri 10 hapa, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 90 për qind të kohës, studiuesit mund të përdorin ndryshime në ecjen e një personi, të matur me përshpejtimin në telefonat inteligjentë, për të parashikuar me saktësi kur përqendrimi i alkoolit në frymë tejkalonte 0.08 për qind.

Suffoletto thotë se hapi tjetër do të jetë përcaktimi nëse është e mundur të arrini saktësi të ngjashme kur telefoni vendoset në pozicione të ndryshme, siç është kur ai mbahet në dorën e një personi ose është në xhep.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...