Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Tema e online takimit të historianëve maqedonas dhe bullgarë do të jetë Goce Dellçev

Shkup, 3 dhjetor, zhurnal.mk – Përmbajtja në librat shkollorë në Maqedoninë e Veriut pas historisë mesjetare dhe në periudhën e hershme osmane do të jetë temë në takimin e 11-të të Komisionit të përzier maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore, i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër. Në takimin paraprak janë shqyrtuar dhe miratuar rekomandimet për librat bullgarë për këto periudha.

Temë e bisedës do të jetë edhe festimi eventual i përbashkët i Goce Dellçevit, ndërsa takimi do të mbahet onlajn për shkak të situatës me Kovid-19, informojnë nga Komisioni për MIA-n.

Një ditë para takimit bashkëkryesuesit e Komisionit, Dragi Gjorgiev nga Maqedonia e Veriut dhe Angel Dimitrov nga Bullgaria dolën me qëndrime të ndryshme për ngjarjet në relacionin Shkup-Sofje.

Dimitrov në një deklaratë për Televizionin nacional bullgar (BNT) theksoi se ekzistojnë dallime mes politikanëve dhe historianëve.

“Politikanët e të dyja palëve dëshirojnë progres, por historianët e palës maqedonase në komision bëjnë gjithçka që është e mundur të mos ndodh kjo”, vlerëson Dimitrovi.

Tha se e ka pritur me padurim takimin e ri të Komisionit për Çështjet Historike, por shprehu shpresën se ata do të bënin të paktën një hap të vogël përpara.

“Gjithmonë dëshironim të punonim më intensivisht me ritëm të ngushtë, por kjo nuk ndodhi. Për vitin e ardhshëm janë planifikuar vetëm pesë mbledhje, që nuk mjafton”, tha Dimitrovi, i cili është edhe ish ambasador bullgar në vend. Ai beson se një qasje e tillë vonon zgjidhjen e dallimeve në të ardhmen e afërt.

Profesori Gjorgiev, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, shprehu habi për deklaratën e kolegut të tij, i cili, ndër të tjera, tha se pozicioni bullgar është unik dhe politikisht monolit, ndryshe nga ai maqedonas.

“Jam i habitur nga deklarata e fortë politike e kolegut tim anëtar të trupit akademik dhe ekspert, në prag të takimit të ri. Qëndrimi i një pozicioni monolit politik në lidhje me pikëpamjet e së kaluarës është si një jehonë e një kohe tjetër. Gjithashtu, të rregullojmë punën tonë mbi kërkesat dhe pikëpamjet politike është akademikisht e papranueshme”, thotë Gjorgiev.

Në takimin e fundit që u mbajt në tetor në Shkup historianët nga Maqedonia dhe Veriut dhe Bullgaria nuk arritën avancim lidhur me Goce Dellçevin, edhe pse në tryezë u vendosën ide dhe propozime të reja rreth imazhit dhe veprës së tij.

Takimi në tetor ishte i pari për këtë vit. Në qershor, Komisioni mbajti një takim virtual në të cilin u diskutua për përmbajtjen e procesverbalit nga takimi i nëntë.

Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore, i cili duhet të deklarohet për shënimin e përbashkët të personaliteteve dhe ngjarjeve nga historia e përbashkët dhe të ndihmojë në tejkalimin e interpretimeve të ndryshme, deri më tani arriti të arrijë avancim të caktuar lidhur me periudhën antike dhe shekullin e mesëm.

Deri më tani, për një periudhë prej dy viteve, Komisioni ka rekomanduar shënim të përbashkët të pesë personaliteteve historikë të rëndësishëm për historinë dhe kulturën e popullit maqedonas dhe bullgar, por edhe për popujt tjerë të Ballkanit dhe në Evropë – Shën Cirili dhe Metodi, Shën Klimenti, Shën Naumi dhe mbreti Samuil. Janë miratuar për rekomandime dhe përmirësime të librave të historisë për klasën e gjashtë në vend për klasën e pestë në Bullgari, të cilët kanë të bëjnë për periudhën antike nga e kaluara, si dhe rekomandime për përmirësimin e librave për klasën e gjashtë dhe të shtatë.

U konfirmuan vlerësimet nga të dyja palët se periudha më e mundimshme për shqyrtim do të jetë pikërisht ngjarjet dhe personalitetit nga shekulli i 19-të dhe fillimi i shekullit 20, periudha e paraqitjes së lëvizjeve kulturore, shpirtërore dhe politike, të cilët paraqiten në territorin e vendit, ku ka ndryshime serioze në dy historiografitë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...