Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Tentuan të transportonin emigrantë, arrestohen 4 persona në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga katër persona, pasi kanë tentuar të transportojnë 6 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë shtetasit: L. S., 50 vjeç; R. H., 22 vjeç; A. K., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. Gj., 35 vjeç, banues në Librazhd.

Policia njofton se arrestimi i tyre u bë nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, në afërsi të fshatit Dardhas, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me tre automjete, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga verifikimi i dokumentacionit të tyre rezultoi se shtetasit L. S., dhe S. Gj., drejtonin mjetet pa leje drejtimi.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...