Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Teste të shpejta për coronavirus nga nesër edhe në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe Kërçovë

Shkup, 16 nëntor, zhurnal.mk – Në pesë institucione shëndetësore në vend, nga nesër, testimi për coronavirus do të kryhet teste të antigjenit. Testet do të kryhen në Qendrat Shëndetësore në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe spitalin e përgjithshëm në Kërçovë.

Punëtorët e laboratorëve nga këto institucione u trajnuan në Shkup javën e kaluar dhe gjatë javës do të vazhdojnë trajnimet e teknikëve të laboratorëve nga qytete të tjera në të gjithë vendin, në mënyrë që në kohën më të shkurtër të mundshme, testet e shpejta të jenë në dispozicion të mjekëve amë në të gjithë vendin.

“Test të shpejtë mund të caktoj vetëm mjeku amë dhe atë nëse pacienti i përmbush algoritmet gjegjësisht të ketë simptoma të virusit COVID-19, jo më shumë se pesë ditë. Algoritmi për teste të shpejta është nga Organizata Botërore e Shëndetit, ndërsa mjeku amë pasi të merret anamneza, pacienti vendos nëse do të testohet me teste PCR ose test antigjen-të shpejtë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Javën e kaluar në QP Shkup, në gjashtë pikat në poliklinikat në Çair, Çeto, Gjorçe Petrov, Bit Pazar, Mlin Ballkan dhe Jane Sandanski, u kryen 1.138 teste, nga të cilat 398 ishin pozitiv.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...