Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Testet e shpejta prej sot falas për qytetarët, personave të testuar dje do t’u kthehen paratë

Shkup, 3 nëntor, zhurnal.mk – Shtëpia e Shëndetit Shkup në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë javën e kaluar furnizoi 4.000 teste të shpejta për t’u mundësuar pacientëve testim të arritshëm dhe të shpejtë për Kovid-19. Çmimi i këtyre testeve ishte 1.000 denarë, ndërsa terminet caktohen në telefon përmes sistemit “Termini Im”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Pas informacionit më të ri se është marrë donacion në Ministrinë e Shëndetësisë nga ana e dy kompanive nga 13.000 teste të cilat përmes algoritmit të mjekëve amë do të jenë falas të arritshme për të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë për testim të shpejtë. Shtëpia shëndetësore tashmë lidhi marrëveshje me furnizuesin t’i tërheqë testet e blera paraprake dhe të shfrytëzohen vetëm testet e dhuruara nga Ministria e Shëndetësisë të cilat do të jenë falas për qytetarët. Caktimi i termineve për këto teste do të fillojë prej sot. Personat, sërish, të cilët ishin testuar gjatë ditës së djeshme do të thirren dhe mjetet do t’u kthehen, informojnë nga Ministria.

Shtëpia e Shëndetit Shkup e përshëndet procedurën për dhurim të testeve të shpejta e cila i përfshin institucionet shëndetësore në të gjithë shtetin. Si institucion më i madh shëndetësor, Shtëpia shëndetësore Shkup në mënyrë aktive punon me ballafaqimin e luftës kundër Kovid-19 me të gjitha resurset të cilat janë në dispozicion të institucionit”, qëndron në kumtesë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...