Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Testimet e shpejta në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup prej sot falas për qytetarët

Shkup, 6 nentor – Shtëpia e Shëndetit Shkup në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë javën e kaluar kanë blerë 4 mijë teste të shpejta, për t’u mundësuar qytetarëve qasje në testim të shpejtë për coronavirus.

Nga MSH thonë se testet e shpejta do të jenë pa pagesë për qytetarët që kanë nevojë të testohen me këto testime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas informacioneve më të reja se është marrë donacion nga Ministria e Shëndetësisë nga ana e dy kompanive 13 mijë testime, të cilët nëpërmjet algoritmit të mjekëve amë do të jenë në dispozicion të gjithë atyre pacientëve që kanë nevojë për testim të shpejtë. Shtëpia e Shëndetit ka arritur marrëveshje me furnizuesin që t’i tërheq testet e blera më herët dhe të përdoren vetëm testet e donuara në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët do të jenë pa pagesë për qytetarët. Përdorimi i këtyre testeve do të fillojë nga sot. Ndërsa personat që janë testuar gjatë ditës së djeshme do të ftohen dhe do t’u kthehen mjetet”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH thonë se Shtëpia e Shëndetit – Shkup, si institucioni më i madh shëndetësor në mënyrë aktive vazhdon menaxhimin e luftës ndaj COVID-19.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...