Agjencia Zhurnal.KS
Bota

The Guardian: Biden-it i duhet vetëm të ruajë avantazhin në dy shtete

Me Wisconsin, Joe Biden, i nominuari demokrat mund të fitonte zgjedhjet vetëm duke mbajtur kryesimin e tij në Nevada dhe Michigan.

Kjo pasi sipas The Guardian, nëse Biden do të fitonte në Nevada dhe Michigan pasi siguroi Wisconsin, numërimi i votave të tij elektorale do të ishte 270, numri i nevojshëm për të qenë i pari i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët e Miçiganit vazhdojnë të numërojnë fletët e votimit të vlefshme, megjithëse ekipi i fushatës së Donald Trump tha se ka ngritur një proces gjyqësor për “ndalimin e numërimit” në shtet, shkruan tg.

Ndërkohë, po sipas The Guardian, Nevada pritet të ofrojë një azhurnim mbi numërimin e votave nesër në mëngjes. Ndryshe, siç kanë raportuar mediat, Joe Biden do të fitojë në Wisconsin që ka 10 vota elektorale.

E këshilltarja e lartë e fushatës së Joe Biden, Anita Dunn theksoi përsëri këtë pasdite se ekipi i fushatës së tij është i sigurt se ata do të marrin 270 vota elektorale.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...