Agjencia Zhurnal.KS
Bota

The Sun: U tha se ishte shtatzënë, zhduket e dashura e Putin

Një ish-sportiste, e cila përflitet se ka pasur binjakë me Vladimir Putin, është zhdukur nga syri i publikut.

Sipas “The Sun”, Alina Kabaeva, fituese e medaljes së artë olimpike, nuk është parë që nga viti 2018. Asokohe u tha se ajo ishte shtatzënë me Presidentin rus dhe se në muajin prill kishte lindur dy djem në një klinikë në Moskë.

Mirëpo, në Rusi tashmë janë shqetësuar për fatin e saj, sepse nuk dinë asgjë prej gati 2 vitesh. Alina është një nga gjimnastët më të dekoruara në historinë e gjimnastikës, me 2 medalje olimpike, 14 medalje në Kampionatin Botëror dhe 25 medalje në Kampionatin Evropian.

Pasi u tërhoq nga sporti, ajo iu kthye politikës dhe u bë deputete në partinë e Putinit. Gjithashtu ajo ka pozuar gjysmë e zhveshur në një revistë, është shfaqur në një film si dhe ka provuar edhe karrierën si këngëtaren.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...