Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Thyhet rekordi në Youtube, “Despacito” nuk është më videoja më e shikuar

Baby Shark, një këngë mjaft tërheqëse e regjistruar nga kompania e Koresë së Jugut Pinkfong, është bërë videoja më e shikuar ndonjëherë në YouTube.

Kënga tani është luajtur 7,04 miliardë herë, duke tejkaluar rekordmenin e mëparshëm Despacito, këngën latine të këngëtarit Luis Fonsi, transmeton Telegrafi.

U deshën katër vjet që Baby Shark të ngjitej në krye të klasifikimit në YouTube, por kënga në të vërtetë është shumë më e vjetër se kaq.

Mendohet se ka origjinën në kampet verore të SHBA-së në vitet 1970.

Një teori thotë se ajo u shpik në vitin 1975.

Ka edhe versione ndërkombëtare – përfshirë Bebe Requin franceze dhe Kleiner Hai gjermane, i cili u bë një hit i vogël në Evropë në vitin 2007.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...