Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

TikTok do të shpërndajë bonuse parash për stafin e saj mes presionit të SHBA-së mbi aplikacionin kinez

Pronari i TikTok ByteDance tha të sot se do të shpërndante shpërblime parash për punonjësit që ti ndihmojnë ata për të “kapërcyer sfidat e paraqitura nga pandemia e COVID-19 dhe ndryshimi i mjedisit”.

Punonjësit me kohë të plotë që kanë punuar për 26 ose më shumë ditë pune midis korrikut deri në gusht do të marrin një bonus me vlerë gjysmën e pagës bazë të gushtit, sipas një letre nga ByteDance për punonjësit e saj, letër që u pa nga Reuters.

“Faleminderit për punën dhe përkushtimin tënd”, thuhet në letër. ByteDance ka thënë se ka mbi 60,000 punonjës në të gjithë botën, transmeton Telegrafi.

Bonusi mund të shkojë në qindra miliona juanë, bazuar në reklamat e punësimit të ByteDance dhe burimet e kompanisë.

ByteDance konfirmoi letrën, por nuk dha detaje.

ByteDance është vënë në vëzhgim global mes shqetësimeve rreth mbledhjes së të dhënave personale nga TikTok dhe censurimit të përmbajtjes politike. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të ndalojnë aplikacionin e shkurtër për video nëse ByteDance nuk shet operacionet amerikane të aplikacionit mes tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit.

ByteDance ka thënë se qeveria kineze nuk ka ndonjë juridiksion mbi përmbajtjen e TikTok.

TikTok gjithashtu është përballur me sfida në Indi, ku ishte mes dhjetëra aplikacioneve kineze të ndaluara në qershor pas një përplasje kufiri midis vendeve.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...