Shkup, 11 nëntor, zhurnal.mk – Mickoski nuk do t’i sjellë fitore VMRO-DPMNE-së ndaj LSDM-së. Asnjëherë. Dëshironi besoni, dëshironi mos besoni. Të mos thoni që nuk ju kam treguar. Arsyen tani çdo ditë secili njeri e ka të qartë, Mickoski është i dashuri vmro-ist i LSDM-së, punon për interesat e LSDM-së, ndërsa kundër VMRO-DPMNE-së, vlerëson Nikolla Todorovm ish funksionarë i lartë i VMRO-DPMNE-së në kolumën e tij për DW “Mickoski i dashuri vmro-ist i LSDM-së”, transmeton Zhurnal.
“Disa thonë se qëllimi i tij është ta shkatërron VMRO-DPMNE-në dhe pastaj bashkë me Gordana Siljanovskën të kalojnë te E Majta. Për këtë shkak bashkë me të Majtën po i bojkotojnë zgjedhjet në Shtip. Këtu, më duhet të potencoj se Apasiev, lideri i të Majtës është lider i pakrahasueshëm më harizmatik se Mickoski dhe me potencial shumë më të lartë politik, por mendoj se tani duke luajtur sipas notave të Mickoskit, po e bën një gabim strategjik politik sepse nëse E Majta kishte marrë pjesë në zgjedhjet në Shtip, në kushte të bojkotit të VMRO-së, ka pasur mundësi të mira për të fituar. Por ai është problem i tyre”, shkruan Todorov.