Një 15-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në Zvicër, pasi u godit nga treni. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook.
“Mbrëmë humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe farefisit. Ndajmë dhimbjen së bashku”, ka shkruar Pacolli.
Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të dielës, ndërsa tetë të rinj po prisnin që treni të kthehej në Neuchâtel në Zvicër.

Sipas mediave 15-vjeçari shqiptar u largua nga grupi dhe u drejtua për në shina. Ai nuk e vuri re hyrjen e një treni të Transportit Publik Freiburg në stacion dhe u godit nga pjesa e përparme e automjetit.
Adrian Ramadani, 15-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në Nauchatel të Zvicrës ishte me prejardhje nga Panorci i Malishevës.