Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Trajneri i Dynamo Kyivit, Lucescu shpjegon dallimin ndërmjet Messit dhe Ronaldos

Dynamo Kyivi është pjesë e Grupit G në Ligën e Kampionëve, ku do të ketë punë me Juventusin dhe Barcelonën.

Trajneri Mircea Lucescu, i cili njëherësh ka qenë trajneri i parë në nivel profesional i Andrea Pirlos (te Brescia në vitet e nëntëdhjeta), ka folur për dallimet e dy superyjeve të këtyre skuadrave, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

“Jam përballur me ta disa herë, por lojtarët e mi nuk janë ndeshur. Por, do të përballen së shpejti. Duhet të shpjegoj se si janë ata”.

“Messi është një lojtar i shkurtë që është i jashtëzakonshëm në hapësirë të ngushta për shkak të nxitimit të tij, vetëbesimit, driblimit dhe të gjithave”.

“Ronaldo është lojtar tjetër, sepse i pëlqen të shënojë aq shumë, prandaj ka nevojë për hapësira më të mëdha. Atij i duhet ndihma e të gjithëve, bashkëlojtarët e ndihmojnë”.

“Messi mund të bëjë shumëçka vet. Ronaldo mund të funksionojë vet brenda zonë ose 20 metra larg zonës, por ai përpiqet ta shfrytëzojë hapësirën e krijuar nga të tjerët dhe godet”.

“Kjo është: Ata janë ndryshe, por të dy janë lojtarë shumë të fortë”, ka deklaruar Lucescu për Uefa.com.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...