Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Trashëgimtarja e Guinness vdes në pishinën e shtëpisë milionere

Trashëgimtarja e familjes që prodhon birrën Guinness, Honor Uloth ka vdekur pas një aksidenti të frikshëm në shtëpinë 4 milionë euro të familjes së saj, thanë dje hetuesit.

Bija 19-vjeçare e Rupert Uloth dhe Lady Louisa Jane Guinness u gjet pa ndjenja në fund të pishinës gjatë një feste familjare kësaj vere.

Kësaj jave vdekja e zonjushës Uloth u përkufizua si ‘aksident’ nga mjekët ligjorë.

Duke folur për dhimbjen e tyre familja tha: “Kemi humbur një bijë e një motër që solli dritë e gëzim në jetët tona”.

Në dokumente tregohej sesi Uloth – e cila studionte histori arti në universitetin Oxford Brookes – u gjet në pishinë nga vëllai i saj 15-vjeçar Rufus, i cili u zhyt për ta ndihmuar.

Ajo kishte pësuar dëmtime në tru dhe një shpatull të thyer, teksa u shpall e vdekur në spital gjashtë ditë më vonë.
Pasuria aktuale e familjes së vjetër të distilimit të pijeve Guinness, llogaritet mbi 1 miliardë euro.

Më 31 korrik, katër familje ishin mbledhur në kopshtin e vilës me pamje nga porti i Chichester, në Sussex të Anglisë.

Në kopshtin e ‘barbeque-s’ ishin të shpërndara enë akulli me shishe vere, si dhe birrë dhe pije jo-alkoolike. Ambjentet rrethuese përshinin vatrën e zjarrit, një fushe tenisi, një pishinë të madhe dhe një vaskë banje të nxehtë ngjitur me të.

Zonjusha Uloth nuk kishte konsumuar alkool dhe po bënte banjë të nxehtë me dy shoqe të saj, kur rreth orës 23.00 vendosi të notonte në pishinë.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...