Agjencia Zhurnal.KS
Shëndetësi

‘Trekëndëshi i vdekjes’: Në këtë zonë kurrë mos i shtrydhni puçrrat!

Edhe pse tingëllon në mënyrë dramatike, paralajmërimi nuk është i kotë, thonë mjekët të cilët shpjegojnë që i ashtuquajturi trekëndësh ka të bëjë me vendin ku lehtë mund të infektohen pjesët e indeve të sinuseve, ndërkaq inflamacioni mund të përhapet edhe deri në tru

Ajo zonë shtrihet nga skajet e buzëve deri te rrënja e hundës dhe ekspertët theksojnë që nga ajo zonë do të duhej gjithsesi t’i mbani sa më larg duart tuaja, shkruan Health, përcjell Telegrafi.

– Zona e fytyrës, e cila lidhet me hundën dhe skajet e gojës konsiderohet pjesë posaçërisht e rrezikshme e fytyrës për shkak të afërsisë së saj me trurin – thotë dermatologu dr. Joshua Zeichner.

Këtë trekëndësh më së miri do ta përcaktoni duke lidhur majat e gishtave të mëdhenj, pastaj majat e gishtave tregues.

Në fytyrën tuaj maja e trekëndëshit gjendet në urën e hundës, ndërkaq baza e trekëndëshit tuaj fillon nga të dy skajet e gojës dhe shtrihet mbi fundin e buzës së sipërme.

Përse është rrezik këtu të preken puçrrat?

Shprehja ‘trekëndëshi i vdekjes’ mbase tingëllon paksa në mënyrë ekstreme kur flasim për puçrrat, mirëpo edhe rrezikun përfundimisht nuk duhet kuptuar lehtë.

– Sinusi kovernoz është emri i venës së madhe e cila përcjell gjakun në tru, duke krijuar lidhjen me pjesën e jashtme dhe të brendshme. Me fjalë të tjera, Infeksioni i puçrrave në hundë deri diku ka rrugë të qartë deri te truri. Nga kjo arsye, “çdo infeksion në atë zonë të vogël është rrezik i madh”, thotë dr. Alok Vij nga klinika Cleveland.

Prandaj, prekja e puçrrave në atë zonë nuk është gjë e mençur, as e sigurt të nduken qimet në hundë, sepse cilado qoftë nga këto veprime mund t’u mundësojnë baktereve të hyjnë në atë zonë të rrezikshme të fytyrës.

Edhe një arse që t’i mbani duart larg nga ajo zonë e caktuar, sepse është probabiliteti më i lartë që do të shfaqen vragat.

– Kur të filloni t’i sulmoni puçrrat në hundë, kujtoni fjalët “infeksioni i trurit” dhe më mirë është të përdorni krem me zink që të thahen vetë.

Opsioni tjetër është të shkoni te dermatologu, i cili do t’jua pastrojë fytyrën në mënyrë të sigurt – thekson Vij.

Postime të ngjashme

Çfarë mund të tregojnë rrudhat në ballë për shëndetin e zemrës

admin

Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

admin

Rastet kur nuk duhet të përdorni vaj kokosi

S.B.

Pija shëruese me xhenxhefil që lufton viruset, lehtëson dhimbjen e kyçeve dhe problemet e tretjes

S.B.

Kontrolloni sytë tuaj për shenja të hershme të sëmundjes së zemrës

S.B.

Raporti i ri i AstraZeneca thotë se vaksina ishte 76 për qind efektive në parandalimin e simptomave të COVID-19

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...