Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Tritoli i fshehur poshtë makinës, specialistët mbërrijnë në Vlorë

Specialistët xhenierë nga Tirana kanë mbërritur në Vlorë për të mundësuar shpërthimin e kontrolluar të tritolit të fshehur në telefon.

Një sasi e dyshuar si tritol është gjetur poshtë një makine të parkuar pranë  Pallatit të Kulturës “Labëria” në Vlorë mbrëmjen e sotme. Sipas korrespodentit të Top Channel, sasia e dyshuar si tritol është fshehur në një telefon celular. Policia ka rrethuar vendin dhe ka mbajtur perimetrin e rrezikut të një shpërthimi të mundshëm.

Priten forcat xheniere për të bërë të mundur çmontimin e telefonit para një shpërthimi të mundshëm që mund të ndodhë. Përmes pamjeve të ardhura në redaksi, zona ku dyshohet të jetë vendosur tritoli është e rrethuar me makina të parkuara, e qetë dhe me pak kalimtarë në rrugë.

Nuk dihet ende se në pronësinë e kujt është makina, ndërsa priten detaje të reja në orët në vazhdim. Sipas policisë, grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak.Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...