Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Trump për rezultatin zgjedhor: Është politikë, nuk i dihet

Votuesit amerikanë u janë drejtuar kutive të votimit më 3 nëntor, për të vendosur nëse do t’ia japin edhe një tjetër mundësi presidentit amerikan, Donald Trump, apo do ta dërgojnë sfiduesin e tij, demokratin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Deri para ditës së zgjedhjeve, mbi 100 milionë votues kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre, duke votuar përmes postës apo fizikisht, sipas të dhënave të Universitetit të Floridas.

Disa ekspertë kanë thënë se shkalla e votimit në këto zgjedhje mund të jetë më e madhja nga viti 1908.

Votimin e hershëm, amerikanët është thënë ta kenë shfrytëzuar për t’iu shmangur rradhëve të gjata, teksa vazhdon të përhapet koronavirusi i ri.

Trump ka thënë në një intervistë për Fox News më 3 nëntor se fushata e tij ka përjetuar “ndryshime të mëdha në javët e fundit”, që përbëjnë lajme të mira për rizgjedhjen e tij.

Kur është pyetur për shpalljen e fitores, Trump ka thënë me ton të matur se ai synon fitoren “vetëm kur është fitore. Nuk ka nevojë për lojëra”.

Gjatë një vizite në zyrat e Komitetit Kombëtar të Republikanëve në Arlingon, Virxhinia, ai ka pranuar se mund të humbë, duke thënë:

“Mendoj se do ta kemi një natë fantastike, mirëpo është politikë dhe janë zgjedhje, nuk i dihet kurrë”.

Sondazhet e opinionit publik e nxjerrin Bidenin përpara Trumpit në nivel kombëtar me së paku 8 për qind, por ai ka një avantazh më të ngushtë në disa shtete, që potencialisht i japin Trumpit votat e nevojshme për të fituar Kolegjin Zgjedhor, i cili e përcakton fituesin.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...