Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Trump shpallet fitues në Alaska

Donald Trump është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në shtetin e Alaskës, një fitore që nuk do të ndryshojë rezultatin përfundimtar të këtij procesi.

Mediat amerikane kanë bërë këtë njoftim bazuar në numërimin e votave, tetë ditë pas ditës së votimit.

Me tri vota Alaskës, sa ka Kolegji Elektoral në këtë shtet, numri total i pikëve të Trumpit arrin në 217, ndërkohë që presidenti tashmë i zgjedhur, Joe Biden ka 279 vota, apo nëntë më shumë sesa nevojiten për të shpallur një kandidat fitues.

Arizona, Xhorxhia, ku Biden aktualisht udhëheq, dhe Karolina Veriore, ku Trump është më përpara, pritet të shpallin fituesit.

Mirëpo edhe nëse Trump arrin të fitojë të trija shtetet, 42 votat e tyre të Kolegjit Elektoral nuk do të mund të ndryshonin rezultatin.

Numërimi i të gjitha votave ka rezultuar po ashtu me fitoren e senatorit Dan Sullivan, duke i dhënë Partisë së tij Republikane gjysmën e ulëseve në Senatin me 100 ulëse.

Demokratët kanë 48 ulëse, derisa për dy të tjera – në Xhorxhia – pritet që fituesit të bëhen të ditur në janar, meqë asnjëri kandidat nuk ka fituar më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Teksa numërimi i votave ka arritur në fazën finale, të gjitha mediat e mëdha amerikane kanë shpallur Bidenin fitues të zgjedhjeve.

Trump nuk e ka pranuar rezultatin, derisa fushata e tij dhe republikanët kanë nisur disa kërkesa ligjore, duke sfiduar procesin e numërimit në shtetet kyçe.

Gjyqtarët kanë hedhur poshtë shumicën prej tyre, ndërkohë që Trump nuk ka ofruar të dhëna për mashtrime zgjedhore apo vjedhje të votave.

Biden dhe ekipi i tij kanë nisur përgatitjet për administratën e re amerikane, nëse fitorja konfirmohet.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...