Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Trumpi pretendon sërish se zgjedhjet e 3 nëntorit janë manipuluar

Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar një material 46 minutësh, duke recikluar pretendimet e tij të pabazuara për mashtrime zgjedhore, në zgjedhjet që ka humbur muajin e kaluar kundër sfiduesit demokrat, Joe Biden.

Në një video të publikuar në rrjetin social, Facebook, Trump e ka quajtur fjalimin ndoshta “më të rëndësishmin që kam bërë ndonjëherë”, teksa ka sugjeruar se Gjykata Supreme duhet “të bëjë atë që është mirë për shtetin tonë” dhe të përmbysë rezultatin.

Presidenti 74-vjeçar ka vazhduar të vë në pikëpyetje rezultatet që kanë treguar se Biden ka fituar një rekord prej 81 milionë votash në zgjedhje, apo 7 milionë më shumë sesa Trumpi.

Megjithatë, presidenti amerikan ka thënë se zgjedhjet janë manipuluar, ndonëse anëtarët e administratës së tij, duke përfshirë aleatin e tij të afërt, Prokurorin e Përgjithshëm, William Barr, kanë përsëritur se nuk ka dëshmi për mashtrime zgjedhore.

Asnjë pjesëtar i mediave nuk është parë në incizimin e Trumpit.

Fushata e Trumpit dhe mbështetësit e tij kanë dërguar në gjykatë disa raste dhe kanë pretenduar se janë kryer keqbërje në zgjedhjet e nëntorit, ndonëse pothuajse të gjitha janë hedhur poshtë për mungesë të provave.

Ndonëse Facebook dhe Twitter, ku Trump ka postuar linkun e videos, e kanë shënjuar materialin si problematik, qindra mijëra mbështetës të tij “e kanë pëlqyer” videon.

Biden ka vazhduar të ndërtojë administratën e tij për të nisur udhëheqësinë në Shtëpinë e Bardhë, pas inaugurimit më 20 janar.

“Ekipi im për tranzicion është duke punuar për atë që do të çojë përpara në Kongres, për të adresuar shumë kriza me të cilat po përballemi, sidomos krizën ekonomike dhe koronavirusin”, ka thënë Biden para punëtorëve në një tryezë të rrumbullakët në vendlindjen e tij në Delauer më 2 dhjetor./Rel

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...