Protestuesit kanë sulmuar ndërtesat qeveritare në kryeqytetin armen, Jerevan, ndërsa zemërimi shpërtheu kundër një marrëveshje të diskutueshme paqësore për t’i dhënë fund luftës me Azerbajxhanin për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qindra njerëz dolën në rrugë menjëherë pasi kryeministri i Armernisë, Nikol Pashinyan, njoftoi marrëveshjen “e dhimbshme” herët të martën.
Dritaret u thyen në rezidencën zyrtare të Pashinyan ndërkohë që protestuesit hoqën pllakën e emrit nga dera e zyrës së tij ndërsa të tjerët brohorisnin “Nikoli na ka tradhtuar”.
Turmat gjithashtu hynë me forcë në parlamentin armenë ndërsa përleshjet shpërthyen në podium dhe u hodhën objekte të ndryshme.
Kryetari i parlamentit, Ararat Mirzoyan, u kap dhe u rrah pa ndjenja nga një turmë e zemëruar.
Zemërimi thuhet se u ndez nga nënshkrimi i Pashinyan i një marrëveshje të re paqësore që u ndërmjetësua nga Rusia dhe i jep Azerbajxhanit shumë nga koncesionet që ka kërkuar për dekada.