Agjencia Zhurnal.KS
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Turp për pushtetin dhe opozitën – asnjëra s’e respekton gjuhën shqipe!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 4 dhjetor – Zbatimi i gjuhës shqipe nëpër institucionet shtetërore ende nuk po gjen funksionalitetin e plotë ashtu siç e parashikon ligji. Edhe pse janë bërë ndryshime ligjore dhe institucionet obligohen që ta respektojnë atë, në shumë ministri, drejtori dhe institucione të tjera kërkohet të punohet edhe më shumë që gjuha shqipe të jetë e barabartë. Ajo që shkakton nervozizëm dhe pakënaqësi është se si vetë deputetët shqiptarët janë ata të parët që nuk e respektojnë gjuhën shqipe, duke i dorëzuar të gjitha amandamentet e fundit vetën më gjuhën maqedonase. Nëse Kuvendi e qeveria flasin shqip, përse vjen puna të mos zbatimi i plotë i shqipes!

Opozita i dërgon amendamentet në maqedonisht

Opozita shqiptare, respektivisht Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë qenë m ëtë zëshmit se përse nuk ka zbatim të plotë të gjuhësh shqipe, mirëpo, duket se janë vetë deputetët e partisë së Zijadin Selës dhe Afrim Gashit që në praktikë nuk e zbatojnë gjuhën shqipe. Ata në Kuvend kanë dorëzuar  amandamente vetëm në gjuhën maqedonase edhe atë duke u bërë pjesë e opozitës maqedonase. Ata duke iu bashkangjitur turpit të opozitës maqedone, VMRO-DPMNE-së dhe e “Majta” të cilët kanë dorëzuar amandamente qesharake dhe të turpshme. Fatkeqësisht partitë shqiptare janë futur symbyllur në koalicion me VMRO DPMNE-në dhe të “Majtën” me qëllim të pengimit të punës së Kuvendit.

“Me ligjin e vitit 2008 procesi i zbatimit të gjuhës shqipe ka filluar, pra qytetarët kanë të drejtë të parashtrojnë parashtresa, padi, ankesa etj në gjuhën shqipe. Duke pasur parasysh këtë, vlerësojmë se zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në gjykata nënkupton krijimin dhe ndërtimin e kapaciteteve kadrovike dhe teknike, proces në të cilin është dashur të punohet jo tani në 2019 apo 2020, por shumë më herët”, thonë nga Agjencia për zbatimin e Ligjit të gjuhëve

Shqipja po pengohet edhe nëpër gjykata

Që në vitin 2008, gjykatat kanë qenë të obliguara palëve, të cilët kanë parashtruar parashtresa në gjuhë shqipe, t’u përgjigjet në gjuhën shqipe. Me ligjin e vitit 2008 në fakt fillon edhe zbatimi i amendamentit V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, baza e të cilit buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit.

Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në gjykata nënkupton krijimin dhe ndërtimin e kapaciteteve kadrovike dhe teknike, proces në të cilin është dashur të punohet jo tani në vitin 2020 por shumë më herët. Nëse do të ishte punuar në vazhdimësi në krijimin dhe ndërtimin e kapaciteteve në gjykata gjatë hyrjes në fuqi të ligjit të vitit 2008 dhe ndryshimeve të vitit 2011 nuk do të paraqitej nevoja e tanishme dhe mospërgatitja e mjaftueshme për zbatimin e nenit 9 të Ligjit të ri të vitit 2019, i cili e rregullon zbatimin e gjuhës shqipe në gjykata.

Ekziston disbalancë në këtë çështje, në lidhje me atë që një numër shumë i vogël i organeve të sistemit gjyqësor e zbatojnë Ligjin me përpikëri dhe plotësisht. Po ashtu ka edhe gjykata të cilat nuk e kanë zbatuar fare ligjin nga viti 2008 deri në sjelljen e ligjit të ri, çështje për të cilën nuk ka përgjegjësi juridike, por ka përgjegjësi morale para qytetarëve. Kush i ka penguar që procedura të zhvillohet në pajtim me ligjin kur gjykatësi ka qenë shqiptar, palët kanë qenë shqiptarë, avokati ka qenë shqiptar, prokurori është shqiptar dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë kanë qenë shqiptarë?”

Shumë institucione ende nuk e zbatojnë gjuhën shqipe

Në ministritë ku më parë kanë qenë ministrat maqedonas dhe tani janë ministrat shqiptarë ka filluar të zbatohet gjuha shqipe, por duhet edhe shumë punë që të përkthehen dokumentet e mëparshme që janë kënë vetëm në gjuhën maqedonase. 

Ministritë që udhëhiqen nga shqiptarët, kumtesat, përveç në gjuhën maqedonase i dërgojnë edhe ne shqip, ndërsa akoma edhe pas më shumë se një viti të hyrjes në fuqi të Ligjit të gjuhëve, një pjesë e mirë e arkivit të dokumenteve, strategjive apo programeve i kane vetëm në gjuhën maqedonase. Pjesa e dërgimit dhe komunikatave apo njoftimeve të tjera në gjuhën shqipe është për tu përshëndetur, por jo i kënaqshëm, sepse akoma nuk zbatohet ligji, pikërisht nga ata që sjellin ligje.

Por ministritë ku ministrat janë maqedonas ende nuk zbatohet gjuha shqipe. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndërkohë, pothuajse nuk ka asgjë të publikuar në gjuhën shqipe. Ndërsa Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, nuk ka aspak version shqip të ueb faqes. Ndërsa në ueb faqet e ministrive të tjera, që aktualisht drejtohen nga maqedonas, si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë ,Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Kulturës, përveç lajmeve të përditshme për aktivitetin e ministrave pothuajse nuk ka asnjë dokument në shqip, përveç disave që janë publikuar në kohën kur këto ministri udhëhiqeshin nga shqiptarët.

Sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, entet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë që kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj është edhe gjuha që e flasin 20% (gjuha shqipe) e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabeti i saj, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...