Kompania turke Baykar, e cila është e specializuar në teknologjinë e dronëve, ka kryer ditën e djeshme një provë të ngritjes autonome të drorit sulmues Akinci, që është pjesë e planeve të Turqisë për të rritur industrinë ushtarake.
Sipas mediave të huaja, kompania turke ka njoftuar në llogarinë e saj në Twitter se avioni ka përfunduar provën e parë me sukses.
“Avioni Akinci ka përfunduar një tjetër provë të sistemeve të saj. Aeroplani u ngrit nga Corlu dhe për herë të parë në këtë provë arriti të ulej plotësisht i pavarur dhe të ngrihej nga një zonë e largët pa një stacion kontrolli tokësor,”-thuhet në deklarat.
Gjithashtu, kompania ka postuar një video përmes kanalit të saj në YouTube të përfundimit të testit dhe operacioneve të suksesshme teknike të kërkuara për ulje dhe ngritje të pavarur të dronit.