Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

“U akuzova se isha HIV pozitiv”, Madonna bën rrëfimin prekës në Instagram

Këngëtarja e famshme Madonna ka thënë së fundmi disa fjalë në lidhje me sëmundjen e HIV/AIDS.

Ajo ka kujtuar një fjalim të saj që e bëri në një mbledhje fondesh në “Amfar” në vitin 1991, ku kishte treguar se si ishte akuzuar se është HIV pozitiv.

Në videon e publikuar në Instagram, këngëtarja me famë botërore ka treguar se si një aktiviste e kësaj sëmundje, ka bërë çmos për të ndihmuar personat e prekur nga ky virus.

Madonna shprehet se tashmë në botë ka kura të ndryshme kundër kësaj sëmundje, andaj të qenit me AIDS nuk është ‘dënim me vdekje’.

“Unë e bëra këtë fjalim në një mbledhje fondesh në Amfar më 1991. Ishte menjëherë pasi unë u akuzova se isha HIV + pasi kisha qenë një aktiviste që foli haptas dhe pamëshirshëm për epideminë e AIDS-it që dukej se kishte zhdukur një pjesë të madhe të popullsisë globalisht.

Pas më shumë se një dekade hulumtimesh, ilaçe të rëndësishme anti-retrovirale u miratuan dhe ishin në dispozicion dhe më në fund të qenit HIV + nuk ishte një dënim me vdekje. Duket e përshtatshme, tani që jemi në mes të një pandemie tjetër globale dhe për shkak se është Dita Botërore e AIDS-it për të ndarë një pjesë të fjalimit që bëra për të kujtuar miqtë e dashur që kam humbur, por edhe për miliona njerëz që vdiqën dhe vazhdojnë të vdesin për shkak të kësaj sëmundje shkatërruese. Një kujtesë se ne nuk mund të heqim dorë nga lufta! Paqe për të gjithë këta burra që personalisht më frymëzuan”, ka shkruar Madonna në Instagram.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...