Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

U ekzekutua para syve të gruas dhe fëmijës së vogël, edhe tre të arrestuar në Suedi për vrasjen e 36 vjeçarit shqiptar

Tre burra janë arrestuar në Suedi nën dyshimin për vrasjen e 38 vjeçarit shqiptar, Flamur Beqiri. Ai u qëllua me armë zjarri para gruas dhe fëmijës së tij të vogël rreth orës 21:00 të 24 dhjetorit të vitit të kaluar.

Familja sapo ishte kthyer në shtëpinë e tyre në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, kur një sulmues i vetëm e qëlloi për vdekje.

Të tre shtetasit suedezë u arrestuan të enjten në adresat në Stokholm dhe Växjö nën një urdhër arresti evropian të Mbretërisë së Bashkuar, tha policia Metropolitane cituar nga “Guardian”.

Të tre do të përballen me procedurat e ekstradimit përmes sistemit gjyqësor suedez.

Kikboksieri suedez Anis Fouad Hemissi, 23 vjeç, ishte akuzuar më parë për vrasjen e Beqirit dhe u ekstradua në Britani nga Danimarka në qershor.

Hetuesit kanë zbuluar se Hemissi fluturoi në Mbretërinë e Bashkuar më 20 dhjetor me qëllimin e vetëm për të vrarë Beqirin në një goditje të organizuar para se të udhëtonte në Kopenhagë. Ai do të paraqitet në Old Bailey në 1 dhjetor.

Beqiri, i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës, kishte jetuar në Londër vitet e fundit ku edhe bleu një shtëpi luksoze. Ai u martua me gruan e tij, Dëbora Krasniqi, në Itali në tetor 2018.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...