Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

U largua prej kohësh nga rrjetet sociale, Arbenita Ismajli rikthen Feron me disa imazhe përkrah tij

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka kohë që është shkëputur nga rrjetet sociale.

Ai duket se po punon në albumin e ri dhe kjo ka bërë që të ketë një tërheqje edhe nga Instagrami.

Sido që të jetë, së fundmi ka qenë e dashura e tij, modelja Arbenita Ismajli, ajo e cila ka ndarë disa imazhe e video përkrah Feros.

Përmes opsionit InstaStory, modelja e cila jeton dhe vepron në Angli tregon se po ruan një raport mjaft të mirë me partnerin e saj, përkundër aludimeve që janë bërë në faqet rozë.

Çifti shfaqet tejet në formë dhe shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, duke interpretuar së bashku.

Sa i përket projekteve të reja, artisti shqiptar nuk ka treguar akoma se kur do të rikthehet me këngë apo album të ri.

Në vazhdim presim të shohim se çfarë ka përgatitur për admiruesit e muzikës së tij.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...