Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

“U organizua një javë pas ditëlindjes së diktatorit”- Ish-deputeti i PD nxjerr fotot: Ky aktivitet i qeverisë infektoi masivisht Gjirokastrën

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu është shprehur në një postim në Facebook se aktiviteti ‘Retro’ i organizuar në Gjirokastër është shkaktari pse ky qark është kthyer në një zonë të nxehtë, me 331 raste aktive me Covid-19.

Sipas tij për qeverinë ka më shumë rëndësi propaganda dhe ky aktivitet i organizuar një javë pas ditëlindjes së diktatorit, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve me grumbullime masive. “Retro” infektoi masivisht Gjirokastren- papergjegjshmeri dhe arrogance e Rilindjes!

—Sot ajo Bashki e Qark, qe ishin relativisht te qete, jane kthyer ne zona tejet te nxehta e te rrezikeshme te perhapjes Covid, rasteve te renda e humbjeve te jeteve.

Shperthimi i kesaj gjendje sipas te gjitha llogaritjeve, perputhshmerise se datave, dimensioneve, numrit te personave te derguar aty nga Tirana etj me dyndjen e atyre ne lokalet e Gjirokastres per dy dite rresht si pjesemares te atij aktiviteti propagandistik “Retro”, te organizuara nga Rilindja prej niveleve qendrore, deputeteve te saj e atyre lokale, lidhet besueshem me ate”, thekson Shehu.

Postimi i plotë

Retro” infektoi masivisht Gjirokastren- papergjegjshmeri dhe arrogance e Rilindjes!
—Sot ajo Bashki e Qark, qe ishin relativisht te qete, jane kthyer ne zona tejet te nxehta e te rrezikeshme te perhapjes Covid, rasteve te renda e humbjeve te jeteve.

Shperthimi i kesaj gjendje sipas te gjitha llogaritjeve, perputhshmerise se datave, dimensioneve, numrit te personave te derguar aty nga Tirana etj me dyndjen e atyre ne lokalet e Gjirokastres per dy dite rresht si pjesemares te atij aktiviteti propagandistik “Retro”, te organizuara nga Rilindja prej niveleve qendrore, deputeteve te saj e atyre lokale, lidhet besueshem me ate.

—Dikush duhet te pergjigjet:
Pse duhej organizuar kjo “Retro” rilindase pikerisht me 24-25 tetor, nje jave mbas ditelindjes se diktatorit, kur rreziku epidemiologjik ne vendin tone ishte ne maja, me ate prurje e grumbullim masiv te dirigjuar njerrezish vetem per te ekspozuar makinat e tij &Co e disa mjete te tjera te vjetra!?

Shume i rendesishem paska qene per pushtetaret ky aktivitet sa te shkeleshin te gjitha rregullat epidemiologjike duke goditur shendetin e qytetareve, qe ne kushtet e nje sistemi shendetesor ne kolaps po merr dimensione kaq te renda!

—Propagande cinike kjo, reminishence e diktatures ne filozofine e mesazhin e saj, thjesht zhurme me imazhe rilindase ne 3D per te impresionuar njerrezit, qofte dhe duke i demtuar ata, si po ndodh ne rastin konkret.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...