Agjencia Zhurnal.KS
Sport

U përballë në fushë me Ronaldon, Uzuni zbulon një prapaskenë të portugezit në fushë

Në momentin e formës së tij më të mirë, një dëmtim e la jashtë ndeshjeve të tetorit me Kombëtaren.

Më pas, fatin që i dha shorti i Ligës së Kampionëve, për të qenë në një grup me Mesin dhe Ronaldon, ia hoqi Koronavirusi.

Ky virus që ka pushtuar të gjithë botën bëri që Myrto Uzuni të humbiste ndeshjen e parë në “Camp Nou”, por nuk e la dot jashtë përballjes me Juven.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, sulmuesi i Kombëtares tregon periudhën e izolimit, simptomat, por edhe ndjesinë përballë bardhezinjve dhe yllit portugez, Ronaldo.

Uzuni, luajtët për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Çfarë emocioni ishte?

E jashtëzakonshme. Ishte një ndjesi shumë e bukur pasi unë gjithmonë i kam parë nga televizori ata lojtarë dhe atë garë. Ishte diçka shumë e bukur që të debutoja në Champions përballë një ekipi të madh si Juventusi. Jam shumë i lumtur për këtë ëndërr të arritur.

Si ishte ndjesia të kishit në krah lojtarët e Juventusit nëpër korridore, para ndeshjes?

Si ta them. Habi… Përshtypje të bënte që në momentin kur i pashë të vinin, të dilnin në fushë ata lojtarë që unë gjithmonë i kam ndjekur vetëm nëpërmjet televizorit. Dhe ishte një ndjesi e veçantë ideja që unë do kisha mundësinë të luaja pikërisht kundër tyre.

Çfarë ju bëri më së shumti përshtypje?

Ajo që më befasoi më tepër ishte si të thuash uria e Ronaldos.

Në ç’kuptim?

Humbi një rast dhe bërtiste sikur të kishte ndodhur vërtetë diçka e madhe. Ishte vetëm fillimi i ndeshjes, mbase minuta e dytë, ai goditi jo mirë një top dhe u çmend fare. U inatos shumë.

Patët mundësi që të flisni me të, të përshëndeteni?

Jo, para apo pas ndeshjes nuk pata asnjë mundësi. Vetëm te rasti i golit që shënuam ne, pati një lloj përgjigje shumë të shkurtër.

Çfarë po flisnit?

Ai ishte duke i thënë arbitrit që bëri faull.

Ju, çfarë i thatë?

I thashë vetëm që “Kris, nuk ishte faull”. Vetëm kaq. Dhe ai më tha vetëm “OK”. Mbaroi aty për aty ai diskutim.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...