Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë Maqedoni

U vëllazëruan komunat e Kumanovës dhe Gjilanit

Kumanovë, 11 nëntor – Zhurnal.mk – Komunat e Kumanovës dhe Gjilanit u vëllazëruan, marrëveshjen e nënshkruajtën dje kryetarët e komunave Maksim Dimitrievski dhe Lutfi Haziri në Shtëpinë e Zejtarëve gjatë Ditës së çlirimit të qytetit. Marrëveshja, qëllimi i së cilës është bashkëpunimi në fusha të ndryshme, është rezultat i miqësisë dydekadëshe.

Dimitrievski tha se për këtë periudhë kanë treguar se bashkëpunimi është në nivel më të lartë, për çka konfirmojnë edhe numrin më të madh të projekteve të përbashkëta tejkufitare.

“Familja jonë e komunave të vëllazëruara është e madhe edhe në këtë rast, dua t’u dëshiroj mirëseardhje në këtë familje të madhe dhe dua gjithmonë në Kumanovë të ndjeheni si në vendin tuaj, ndërsa ne si menaxherë të qytetit, e ndërmarrim obligimin për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve tona të përbashkëta, krijimin e mini rajonit për bashkëpunim të përbashkët të rajonit më të madh të komunave të cilat i mbulojmë”, tha Dimitrievski.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Haziri theksoi se me komunën e Kumanovës kanë bashkëpunuar në ditët më të vështira dhe kanë besuar në miqësi.

“Vëllazërimi ynë jep shembull edhe për bashkëpunim mes qytetarëve, ekonomisë lokale, bujqësisë, arsimit”, theksoi kryetari i komunës së Gjilanit.

Sipas marrëveshjes Komuna e Kumanovës dhe Gjilanit do të lidhin bashkëpunim në fushën e kulturës, shkencës, arsimit, turizmit dhe sportit.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...