Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Useini nuk është më këshilltar në Komunën e Ohrit

Shkup, 4 dhjetor, zhurnal.mk – 12 këshilltarët e Komunës së Ohrit kanë votuar “për” pranimin e dorëheqjes së këshilltarit Nefi Useini.

Në seancën e radhës, këshilli komunal do të votojë për verifikimin e mandatit të këshilltarit, që vjen në vend të Useinit.

Ai ka qenë këshilltar i BDI-së në Komunën e Ohrit prej vitit 2017, ndërsa për dorëheqjen e tij nuk pati diskutim.

Useini njihet në opinion edhe për ndërtimet pa leje në rrugën e vjetër Ohër-Strugë. Ai në prill të vitit të kaluar me kërcënime e ndaloi inspektoratin të kryejë hetime në ndërtimet e tij pa leje.

Për Useinin ka lëndë edhe në Prokurorinë e Ohrit, ndërsa edhe pas dy viteve nuk ka aktakuzë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...