Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Vaksina Covid-19/ Interpol lëshon alarmin: Rrjetet kriminale po planifikojnë të infiltrojnë

Teksa  Britania e Madhe u bë sot vendi i parë botë që miraton përdorimin e vaksinës anti covid të Pfizer-BioNTech një paralajmërim ka ardhur nga INTERPOL, për sigurinë e njerëzve dhe trafikimet e vaksinave.

Agjencia globale e koordinimit të policisë, INTERPOL, tha se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet anëtare të saj, duke i paralajmëruar që të përgatiten për rrjetet e krimit të organizuar që synojnë vaksinat kundër Covid-19, si fizikisht ashtu edhe në internet.

Sekretari i përgjithshëm i INTERPOL, Jürgen Stock, i cili shkruan në “Twitter” se:

“Ndërsa qeveritë po përgatiten të nisin vaksinimin, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu të kontaktojnë qytetarë që nuk dyshojnë vërtetësinë, përmes faqeve të internetit të rreme dhe vaksinave false, të cilat mund të paraqesin një rrezik për shëndetin dhe jetët e njerëzve”.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...