Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Vaksina kanadeze antiCOVID-19 stimulon antitrupa në 100 % në provën fillestare

Kompania kanadeze e ilaçeve “Medicago” tha sot se ka zhvilluar një vaksinë, që stimulon përgjigjet imune të antitrupave dhe qelizave kundër COVID-19 në 100% të pjesëmarrësve në provë.

Rezultatet nxitën optimizëm nga kompania me qendër në Quebec.

“Ato janë edhe më të mira nga sa e kishim shpresuar”, tha Nathalie Landry, zëvendëspresidente për Çështjet Shkencore dhe Mjekësore të “Medicago”, raporton ATSh.

“Kur flasim për neutralizimin e përgjigjeve, themi se është mjaft e jashtëzakonshme, veçanërisht kur krahasohet me një subjekt të shëruar nga sëmundja”, shtoi ajo.

Qeveria kanadeze porositi 76 milionë doza të vaksinës, nëse do të jetë efikase dhe siguroi 173 milionë dollarë për kërkimet në “Medicago”.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...