Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Vaksinimi kundër gripit sezonal i punonjësve shëndetësor do të kryhet në vendet e tyre të punës

Shkup, 12 nëntor, zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë kësaj sezoni vaksinimi kundër gripit sezonal për herë të parë, për punonjësit shëndetësor do të ndodhë në vendet e tyre të punës dhe jo siç ishte deri më tani në Qendrat për Shëndet Publik.

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtojnë se do të përfshihen të gjithë punonjësit shëndetësorë që kanë shfaqur interes për vaksinim dhe vaksinimi do të jetë falas.

“Në këtë mënyrë, vaksinën e bëmë më të qasshme për të gjithë punonjësit shëndetësor si një kategori e rrezikuar e që në kushte të COVID-19 është e rëndësishme”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në dërgesën e parë spitalet siguruan 2.790 vaksina dhe këto ditë do të vinë edhe vaksinat tjera për shkak se është shfaqur interes nga punonjësit shëndetësor.

Ndryshe, të martën filloi vaksinimi kundër gripit seoznal, ndërsa qytetarëve mund të caktojnë termin për vaksinim falas përmes mjekut amë. MSH njofton se sivjet blerë 40 mijë doza vaksina apo 12 mijë më shumë se viti i kaluar.

“Është viti i tretë që sigurojmë vaksinim për personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike, gra shtatzëna, punonjës shëndetësor dhe fëmijë deri në moshën 5-vjeçare”, thonë nga MSH.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...