Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Vala e dytë e koronavirusit, Franca gati të mbyllë baret edhe në 4 qytete të tjera

Franca do të mbyllë baret edhe në katër qytete të tjera pasi qeveria e vendit shton më tej kufizimet për të përmbajtur rastet në shtim me koronavirus. Nga e shtuna, qytetet e Lille, Lyon, Grenoble dhe Saint-Etienne do të caktohen zona me nivel të lartë alerti.

Masa të ngjashme janë vendosur tashmë në qytetet e Parisit dhe Marsejës, si dhe  përtej detit në Guadelupe, ndërsa Franca përballet me një valë të dytë të virusit.

Lajmi vjen ndërsa 18,129 raste të reja pozitive me COVID-19 u raportuan të enjten në vend, dita e dytë që numri i të infektuarve qëndroi mbi 18,000.

Vendi regjistroi rekord rastesh të reja të mërkurën kur u konfirmuan 18,746 të infektuar me koronavirus.

Në konferencën javore për shtyp të enjten, ministri francez i shëndetësisë Olivier Véran paralajmëroi se qytetet si Toulouse dhe Montpellier gjithashtu mund të duhet të vendosen në gatishmëri të lartë deri javën e ardhshme. s.b/abcnews.al/

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...