Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Vala e dytë në vjeshtë e pandemisë e ka prekur fort Rusinë

Ndonëse ka shifra të larta infeksionesh dhe vdekjesh prej coronavirusit, Kremlini thotë, se e ka nën kontroll situatën.

Në Rusi, Moska ishte e prekur më së shumti prej valës së parë të pandemisë së coronavirusit. Por aktualisht janë prekur edhe rajonet. Në shumë qytete kapacitetet nëpër spitale janë në limit.

Sipas statistikave zyrtare kanë vdekur gati 40.000 vetë prej coronavirusit. Ndërsa mediat flasin për një katërfishim të numri të vdekjeve në vend krahasuar me një vit më parë.

Në qytetin Ufa, në Republikën e Bashkortostanit rritjen e vdekjeve e përjetojnë më së shumti varrëmihësit.

Varrime pa kortezhin tradicional të rrethit familjar

Aktualisht ka rritje të intensifikuar të varrimeve dhe transporti i të vdekurve organizohet brenda një intervali gjithnjë e më të shkurtër kohor.

Çdo mëngjes, varrëmihësit e shërbimit funeral “Rituali Ufa” marrin viktimat e coronavirusit nga salla e kufomave.

Artur Kinsikejev (29 vjeç) merret që prej 12 vjetësh me këtë punë, por asnjëherë më parë nuk i është dashur të varrosë kaq shumë të vdekur sa tani.

Në një sallë të posaçme në Ufa ndodhen trupat e të vdekurve prej coronavirusit. Kufomat para se të transportohen duhet të mbulohen sipas rregullave dhe arkivolet duhen mbyllur.

Shumë rusë e konsiderojnë këtë sjellje me të vdekurit si të pamëshirshme, thotë Arturi.

“Të afërmit janë të tensionuar shumë më tepër se zakonisht në raste vdekjesh, sepse tani trupi i të vdekurit u dorëzohet atyre i mbështjellë me thasë plastikë. Ata nuk lejohen ta hapin atë, këtë më duhet t’ua them menjëherë atyre. Disa qajnë dhe duan ta hapin thesin e plastikës. Unë u shpjegoj, që po ta bëjnë këtë mund të infektohen. Me virusin nuk bëhet shaka”.

Normalisht varrimet në Rusi janë një ceremoni e madhe familjare, ku vijnë të gjithë. Por në pandemi lamtumira nga të dashurit është ndryshe dhe frika është e madhe. Shumë që i tremben infeksionit tani nuk marrin pjesë në ceremonitë mortore dhe i shprehin ngushëllimet në distancë përmes telefonit.

Në kohën e pandemisë disa agjenci funeralesh ofrojnë madje edhe imazhe si live stream nga varrezat. Ky biznes është në bum.

Njerëzit kanë rezerva

Që prej valës së dytë të infeksioneve në vjeshtë, thotë drejtuesi i ekipit të funeralit Juri Koslov, ka pasur dyfish më shumë të vdekur se më parë në qytetin Ufa.

“Ndër të njohurit e mi tani papritur më shumë se asnjëherë më parë ata duan të dinë për punën tonë. Ata më telefonojnë dhe pyesin: Nëse ka vërtetë kaq shumë varrime? Nëse vërtetë vdesin kaq shumë njerëz. Njerëzit nuk besojnë, ndoshta ata mendojnë, se po i gënjejnë. Ata preferojnë më shumë t’i marrin informacionet nga dora e parë dhe na pyesin neve”.

Ufa ka mbi një milionë banorë dhe është kryeqyteti i Republikës së Bashkortostanit.

Në statistikat qeveritare pretendohet, se në rajon që nga fillimi i pandemisë zyrtarisht kanë vdekur vetëm 80 vetë prej coronavirusit.

Por shifrat tregojnë se në këtë kohë kanë vdekur 4000 vetë më shumë, se sa një vit më parë.

Në të gjithë Rusinë ka pothuajse përditë shifra të reja rekord me të infektuar. Ndërsa Kremlini thotë, që e ka nën kontroll situatën. /DW/

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...