Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Varhej dëshiron të dijë prioritetet e Qeverisë dhe masat për përballjen me Covid 19

Shkup, 9 shtator – Përgatitja e planit ekonomiko-investues për Ballkanin Perëndimor, politikë të fqinjësisë së mirë, si dhe për mundësinë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, kanë qenë një pjesë e temave të takimit të sotëm punues përmes lidhjes video-konferenciale midis kryeministrit Zoran Zaev dhe komisarit evropian për fqinjësi dhe zgjerim të Komisionit Evropian Oliver Varheji.

Komisari evropian Varheji, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, ka theksuar se Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar në ndihmën edhe në resurset njerëzore, por edhe financiarisht ndaj Maqedonisë së Veriut.

Varheji, gjithashtu, ka theksuar se për momentin vazhdojnë përgatitjet e fundit rreth planit ekonomiko-investues, qëllimi i të cilit  është ulja e hendekut financiar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, si dhe se në plan janë paraparë pothuajse nëntë miliardë euro për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në takim, komisari evropian Varheji, mes tjerash, është interesuar edhe për prioritetet e Qeverisë së re, si dhe për masat të cilat për momentin po ndërmerren për uljen e pasojave nga koronavirusi dhe reformave në dikasteret kryesore në vend.

Kryeministri Zaev, theksohet në kumtesë, e ka theksuar  mirënjohjen e tij për BE-në për mbështetjen  në luftën me koronanvirusin, njëkohësisht duke i prezantuar prioritetet e Qeverisë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

“Reformat në sistemin e sigurisë, administrata publike dhe gjyqësori janë fokusi kryesor i Qeverisë së re. Njëkohësisht, për Qeverinë paraqet prioritet strategjik dialogu i hapur me të gjithë faktorët shoqëror duke e përfshirë edhe opozitën për të gjitha çështjet dhe reformat kryesore të cilat janë të rëndësishme  për progresin e Maqedonisë së Veriut”, shtoi Zaevi.

Zaevi, gjithashtu, e ka siguruar komisarin evropian Varheji se si shtet mbesim të përkushtuar në implementimin e fuqishëm të agjendës evropiane dhe proceset teknike të cilat na presin.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...