Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Varhely: Angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor, prioritet

Shkup, 1 dhjetor, zhurnal.mk – Në një videomesazh të publikuar në Twitter, komisioneri për zgjerim Oliver Varhely tha se angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor është prioritet i Bashkimit Europian.

Në mesazhin e tij Varhely tha se bashkë me vendet e BE-së miratuan metodologji që lejoji dhënien e dritës jeshile nisjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk përmendi kontestin mes Shkupit dhe Sofjes.

“Pavarësisht krizës, ne u fokusuam edhe te prioritetet afatgjata. Pikë së pari, forcuam angazhimin tonë ndaj fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, një prioritet për këtë komision dhe për të gjithë BE-në. Bashkë me shtetet anëtare, komisioni fuqizoi procesin e zgjerimit duke miratuar një metodologji të re, e cila lejoi t’i jepej drita jeshile nisjes së negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Miratuam, gjithashtu, një plan ambicioz ekonomik dhe investimesh për Ballkanin Perëndimor që synon ndryshimin e pamjes së rajonit deri në fund të mandatit të këtij komisioni. Ky plan do të ndihmojë rajonin të rimëkëmbet më shpejt dhe më i fortë nga kriza e të ngushtojë edhe më shpejt hendekun ekonomik mes nesh”, tha Oliver Varhely, Komisioner për zgjerim.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...