Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Varhelyi: Qeveria të dëshmojë ndryshimin, duhet të shohim punë të shpejtë dhe efektive

Shkup, 7 tetor, zhurnal.mk – Eurokomisari, Oliver Varhelyi në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi ndihmën prej 9 miliard eurove që Komisioni Evropian ka ndarë për Maqedoninë e Veriut. Varhelyi theksoi se pret nga qeveria të dëshmojë reformat që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës.

“Ne kemi një ofertë për ju edhe për shtetin tuaj, dhe oferta është se duhet ta implementoni. Ne jemi të gatshëm ta implementojmë këtë në “linjë të shpejtë”. Na duhet që ju të realizoni reformat. Duhet të shohim punë të shpejtë dhe efektive në terren kur bëhet fjalë për sundimin e së drejtës, luftën ndaj korrupsionit, në lidhje me të gjitha reformat që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, si në gjyqësorë, në prokurori. Na duhen rezultate, që të kemi çfarë të dëshmojmë para shteteve anëtare”, tha mes tjerash eurokomisari Varhelyi.

Është interesi i përbashkët i Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut gjetja e një zgjidhje për çështjet e hapura, tha eurokomisioneri i BE-së Oliver Varheji.

“Pa u sqaruar ato keqkuptime, do të jetë shumë e vështirë që gjërat të ecin përpara. Tani është momenti për të arritur marrëveshje. Shoh angazhim nga kryeministrat Zaev dhe Borisov, shpresoj se do të gjejnë zgjidhje,” tha ai.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...