Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Vazhdojnë bisedimet Bullgari – RMV por vështirë se do të arrihet progres

Shkup, 4 dhjetor – Zhurnal.mk – Derisa zgjatë takimi dy ditor i komisionit për çështje historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, autoritetet në Shkup ende me mesazh se bisedimet me Bullgarinë do të vazhdojnë edhe përskaj vetos së paralajmëruar për fillim të negociatave me BE-në, informon Zhurnal.

Komisioni i përbashkët historik dje filloi mbledhjen dy ditore ndërsa është biseduar për përmbajtjet në librat shkollor të historisë si dhe çështja për Goce Dellçev.

Dje Zoran Zaev premtoi se shumë shpejtë do të arrihet marrëveshja sepse të gjithë po përpiqen të gjejnë marrëveshje mirëpo ndërkohë garantoi se nuk bisedohet fare për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Zaev shtoi se negociatat do t’i vazhdojë shefi i diplomacisë Bujar Osmani ndërsa Vllado Buçkovski vetëm se do të motivojë zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

“Strategjia e shtetit është se duhet të vazhdojmë të bisedojmë. Së paku të krijojmë atmosferë dhe të largojmë pengesat për verën e ardhshme, por nëse mund ta arriijmë këtë edhe tani, do të duhet të të bëjmë përpjekje maksimale deri në moment të fundit. Rruga është kjo dhe do të vazhdojmë të hapërojmë drejt kësaj rruge, me pritje se sa më shpejtë të hapim kapitujt”, deklaroi Zaev.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...