Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë, a do të arrihet progres?

Shkup, 9 nëntor – Zhurnal.mk – Vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë edhe drejtpërdrejtë edhe nëpërmjet përfaqësuesve qeveritar, me qëllim që të gjendet zgjidhje për hapjen e negociatave me BE-në.

Kryeministrat e të dy vendeve Zoran Zaev dhe Boyko Borissov, dje realizuan bisedë telefonike ku diskutuan për këto çështje.

Ata këmbyen informacione rreth përgatitjeve për samitin e radhës në Sofje, në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa pritet që edhe sot të diskutojnë.

Në kuadër të bashkëkryesimit të Procesit të Berlinit, sot ministrat për punë të jashtme të të dy vendeve Bujar Osmani dhe Ekaterina Zakharieva, do të kryesojnë takimin me shefat e diplomacive të vendeve që marrin pjesë dhe përfaqësuesve të institucioneve të BE-së.

Dje ministri Bujar Osmani, bëri apel për qetësi dhe përgjegjësi, pasi siç tha, është arritur shumë dhe zgjidhja është afër, si dhe kjo mundësi nuk duhet të lëshohet.

Ai shtoi se vendi ka investuar shumë dhe kjo mundësi nuk duhet të humbet.

Ndryshe, Procesi i Berlinit është iniciativë politiko-diplomatike, që ka filluar në gusht 2014 nga ana e kancelares gjermane Angela Merkel

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...