Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Vazhdon më tutje të rëndohet bilanci me Covid-19, 5000 raste aktive në Kosovë

Në Kosovë po vazhdon trendi negativ i bilancit me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 546 raste të reja me koronavirus – nga gjithsej 1626 testime të kryera.

Numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë kësaj kohe, në Kosovë ka pasur edhe 9 të vdekur derisa numri i përgjithshëm i vdekjeve me koronavirus ka mbërritur në 714 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.829 raste.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 5002.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, komuna Gjakovë 37 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot. 

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...