Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Prishtinë, 16 nëntor, zhurnal-ks – Ish ushtar i UÇK-së, Bajram Popaj,  ka ndërruar jetë. Këtë e bëri të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi i cili thotë se ai gjatë gjithë jetës ishte në anën e duhur të historisë dhe ashtu mbeti deri në fund, shkruan zhurnal-ks.

Kryetari Latifi shkruan se lufta jonë për liri nuk do të kishte peshën që pati pa kontributin e luftëtarit të orëve të para Bajram Popaj. Ku ai gjatë gjithë jetës ishte në anën e duhur të historisë dhe ashtu mbeti deri në fund. Trishtimi kaplon shpirtin dhe fjalët vështirë të renditen për një shok e luftëtar të denjë lirie.

“Pesha e dhembjes rëndon në shpirtin tonë, sepse Bajrami ishte guri që shkëlqente në mozaikun e shoqërisë tonë. E donte jetën dhe për të luftoi fort, ngase dëshironte që ende të kontribuonte për vendin e tij, që aq shumë e deshi dhe rrezikoi jetën e gjithçka që pati”, shkruan Latifi në rrjetin e tij social.

“Përkushtimi i Bajramit për lirinë dhe ndërtimin e ushtrisë së Kosovës, për rindërtimin dhe ndërtimin e zhvillimin e vendit tonë, mbeten shëmbëlltyrë. Ishte nga ata veprimtarë që imponohen me fjalën e urtë, me maturinë në komunikim, me mirëkuptimin e tolerancën, me dashurinë e pakushtëzuar për mikun dhe me cilësitë më të mira që e karakterizojnë një njeri me vlera njerëzore e atdhetare.Bajrami e meriton nderimin dhe respektin e shoqërisë, ai meriton mirënjohjen tonë për ato që ka bërë për këtë vend, prandaj i përkulemi jetës dhe veprës së një veprimtari e atdhetari shembullor.Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Popaj, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe gjithë bashkëqytetarëve!Pusho në paqen e përjetshme, shoku e bashkëluftëtari ynë. Lavdi e nderim jetës e veprës së luftëtarit dhe njërit prej drejtuesve ushtarak të paepur në luftë e në paqe, Bajram Popaj”, përfundon Latifi.\Zhurnal-ks

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...