Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Vdes kryeministri i Bahrejnit pas 50 viteve në pushtet

Ka vdekur princ Khalifa i Bahrejnit, kryeministër i kësaj mbretërie.

Kryeministri më i gjatë që ka shërbyer ka vdekur dy javë para ditëlindjes së 85-të, transmeton portali arbresh.info

Ai kishte shërbyer si Kryeministër i mbretërisë që nga viti 1970.

“Me urdhër të Madhërisë së Tij Mbretit Hamad bin Isa Al Khalifa, Oborri Mbretëror vajton Lartmadhërinë e Tij Mbretërore Princin Khalifa bin Salman Al Khalifa, Kryeministrin, i cili ndërroi jetë këtë mëngjes në Spitalin Mayo Clinic në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha BNA në një deklaratë.

Princi Khalifa, djali i dytë i ish-sundimtarit të Bahrejnit Salman, lindi në 24 nëntor 1935.

Në janar 1970 ai u bë kryeministri i parë i mbretërisë së Gjirit dhe pushtoi këtë post tërë jetën e tij, gjë që e bën mandatin e tij si kryeministër më të gjatin në botë, duke zgjatur 50 vjet dhe 296 ditë.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...