Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Vendet duhet të arrijnë marrëveshje detyruese për digën e Nilit

Mes tensioneve rajonale rreth projektit, vendet përgjatë Nilit duhet të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për mbushjen dhe funksionimin e Digës së Madhe të Rilindjes së Etiopisë (GERD), ose digës Hidase, sipas presidentit të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komentet e Abdel-Fattah al-Sisi erdhën të shtunën vonë gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin e Sudanit e Jugut Juba për t’u takuar me homologun e tij Salva Kiir, sipas mediave egjiptiane.

Gjatë takimit të tyre, udhëheqësit diskutuan çështjen e forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e burimeve ujore dhe ujitjes.

Ata diskutuan gjithashtu përpjekjet e përbashkëta për të maksimizuar përdorimin e burimeve të lumit Nil.

Duke nënvizuar se Nili është burim jete i njerëzve në rajon, Sisi tha se lumi duhet të jetë një burim bashkëpunimi dhe zhvillimi për vendet e rajonit.

Etiopia filloi ndërtimin e projektit të digës hidroelektrike me vlerë mbi 5 miliardë dollarë në vitin 2011, duke shkaktuar një betejë diplomatike me Egjiptin, i cili kishte gëzuar mijëra vjet dominim në Nil.

Megjithëse Etiopia merr pjesë me 85 për qind në ujërat e Nilit, marrëveshja të vitit 1959 midis Sudanit dhe Egjiptit i dha 55,5 miliardë metra kub Egjiptit dhe 18,5 metra kub në vit Sudanit dhe asgjë Etiopisë.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...