Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Vendet e BE-së shpenzojnë mesatarisht 9,9% nga BPV-ja, Maqedonia 4,5%

Shkup, 4 dhjetor – Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut shpenzoi gjithsej 507 milionë euro në kujdes shëndetësor dhe përfitime sociale në vitin 2019, respektivisht 4,5 për qind nga BPV-ja ose 244 euro për kokë banori, që është nën mesataren prej 9,9 për qind të BPV-së në vendet e BE-së.

Nga ana tjetër, secili nga qytetarët tanë në vitin 2018, shpenzoi rreth 65 euro në kujdes shëndetësor nga xhepat e tyre, nga të cilat 24 euro në ilaçe dhe ndihma, ndërsa 36 euro në shërbimet shëndetësore jashtë spitaleve.

Sipas të dhënave të Eurostat, vendet e BE shpenzuan mesatarisht 9,9 për qind të BPV-së në vitin 2018 për kujdes shëndetësor. Gjermania shpenzon më së shumti për shëndetësinë – 11,5 për qind, Franca – 11,3 dhe Suedia me 10,9 për qind nga BPV. Nga ana tjetër, Luksemburgu shpenzon më pak për kujdes shëndetësor – 5,3 për qind dhe Rumania – 5,6 për qind.

Por, nëse shikoni se sa shpenzojnë vendet për shëndetësi për kokë banori, atëherë Danimarka ka shpenzuar më së shumti – 5.260 euro, Luksemburgu – 5.220 euro dhe Suedia – 5.040 euro, ndërsa më së paku Rumania – 580 euro dhe Bullgaria – 590 euro për kokë banori.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, të publikuara në Vjetarin statistikor, shpenzimet e përgjithshme për kujdes shëndetësor dhe përfitimet shoqërore në vitin 2019 në vendin tonë arritën në 31.276 milionë denarë ose 507 milionë euro, nga të cilat vetëm për kujdes shëndetësor 27.307 milionë denarë ose 443 milionë euro. Prej tyre, më së shumti, 10.172 milionë denarë ishin për shërbimet spitalore, 8.514 milionë denarë për kujdes specialist-konsultativ dhe 7.647 milionë denarë për kujdes shëndetësor parësor.

Sipas statistikave, në vendin tonë jetojnë rreth 2.073.702 banorë, që do të thotë se shteti shpenzon 244 euro për kokë banori për kujdes shëndetësor.

Në vitin 2018, qytetarët shpenzuan gjithsej 8.023 milionë denarë ose 130 milionë euro për kujdes shëndetësor, nga të cilat 48 milionë euro për ilaçe dhe ndihma, 72 milionë euro për shërbime shëndetësore jashtë spitalit dhe 9 milionë euro për shërbime shëndetësore spitalore.

Sipas ESHS-së, në vitin 2018 kemi pasur gjithsej 8.754 punonjës shëndetësorë, nga të cilët 6.329 mjekë, 3.822 specialistë, 1.862 dentistë dhe 1.104 farmacistë.

Numri i përgjithshëm i shtretërve spitalorë në vitin 2018 ishte 3.243, nga të cilat 1.637 në kirurgji, 726 në pediatri dhe 880 në gjinekologji dhe obstetrikë. Numri i përgjithshëm i shtretërve spitalorë është 8.754, nga të cilat në spitalet e përgjithshme – 3.969, klinikat dhe institutet – 2.034. ndërsa spitalet specialistë dhe qendrat e rehabilitimit – 2.671.

Maqedonia e Veriut me 4,2 shtretër spitalorë në 1.000 banorë është nën mesataren e 5 shtretërve spitalorë në 1.000 banorë në BE.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...