Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Vetëflijimi i pacientëve me Covid-19, psikiatrja: Ambienti spitalor është traumatik

Psikiatrja Arjana Rreli, ka folur për vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19, ku thotë se ankthi dhe stresi që ka krijuar situata e pandemisë është e pashmangshme, por duhen gjetur mënyra për reduktimin e tij. Sipas saj ambienti spitalor është traumatik, ka një ngarkesë shumë të madhe që i çon drejt vetëflijimit.

”Ankthi dhe stresi që ka krijuar kjo situatë është e pashmangsgme, është kryefjala e ditës. Covid-19 dhe infektimi dhe duket sikur do të na duhet të bashkëjetojmë me këtë stres që shpresoj të mos rigjenereohet por të gjejmë mënyra për ta reduktuar. I gjithë ky terror psikologjik në ambjent mbivendos atë që sjell infektimi dhe llojet e medikamenteve që përdoren dhe kushtet që ky lloj infeksioni vendos në spital. Ambient spitalor është traumatik, se është institucioni ku varen shpresat tona të fundit, dhe ngarkesa psikologjike rritet më shumë kur rreth nesh janë stafi mjekësor që na suporton, është një ngarkesë shumë e madhe për individin që mendon se po bën luftën për jetën. Është ngarkesë shumë e madhe që i çon në përfundim të gabuar dhe humor të rënduar që i çon drejt vetëflijimit”,-tha jo në ”A2cnn”.

Rreli thekson se gjendja e ankthit, çrregullimii gjumit dhe çrregullimi i stresit pas traumës do të jenë në terma kohorë afatgjatë. Sipas saj impakti nuk është vetëm psikologjik, por edhe social dhe ekonomik. Duke i konsideruar masat të domosdoshme, Rreli thotë se ato kanë edhe impakt emocional për që duhet tejkaluar. Një tjetër faktor që streson popullatën sipas saj, është edhe ekzagjerimi i lajmeve tronditëse, ndërsa apeloi për të ndihmuar veteveten, duke kërkuar ndihmë, pasi truri është organi më i sulmuar nga ky virus.

”Me rastin e vetëflijimit të katërt mu kujtua një fenonem që në vitet ‘800 u rrit vetëflijimi, pas librit të Gëtes, se në vitet ‘800 kjo ishte mënyra e komunikimit në masë, dhe këto vetëflijime janë bërë një model që nuk do të doja kurrësesi të përsëritej. Media është përçuese e sinjaleve pozitive dhe negative. Unë sot marr shkas të thërras me zë të lartë që sot më shumë se kurrë na duhet të ndihmojmë vetveten, jo vetëm të fokusohemi te pandemia, duhet të kërkojmë dhe ofrojmë ndihmën tonë. Organi më i sulmuar është truri, që në shenjat e para të ankthit ne duhet të kërkojmë ndihmë”,-tha Rreli.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...