Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Videoja e Andy Robertson duke kënduar këngën e Dua Lipës bëhet hit në Twitter

Ju thjesht e dini që Andy Robertson është personi më me disponim që fshihet prapa atmosferës së lojtarëve Liverpoolit, pasi ai është një karakter kaq karizmatik dhe vërtet qesharak nga ajo që kemi parë.

Skocezi ka publikuar së fundmi një video të re në IGTV në Instagram të quajtur Wing Men, në të cilën ai dhe Trent Alexander-Arnold vozisin përreth dhe flasin për një gamë të gjerë temash.

Në episodin e fundit, Robbo fillon të këndojë një këngë të këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipa, teksa videoja është shpërndarë gjithandej në Twitter.

Dhe në momentin që ai interpreton këngën, Trent nuk e përmban veten dhe mundohet të fsheh mimikat e fytyrës, pasi është gati t’ia plasë gazit.

Dhe në fakt, thuajse asnjë nuk mund të qëndrojë indiferent dhe pa qeshur në momentin që shohin videon e mbrojtësit të Liverpoolit teksa interpreton këngën “One Kiss” të Duas dhe Calvin Harris.

Kjo këngë cilësohet si një nga këngët më të suksesshme të albumit të parë të Duas, e cila është shpërblyer edhe me çmimin “Kënga më e mirë e vitit” në BRIT Awards 2019. /Telegrafi/

(Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës):

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...