Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Vjosa Osmani largohet përfundimisht nga LDK

Vjosa Osmani largohet përfundimisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ajo deklaroi se nuk do të bëhet pjesë e asnjë partie tjetër në Kosovë.

Osmani lëshoi akuza në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës se kjo e fundit nuk ka ruajtur parimet.

Sipas saj, kjo ka qenë dhe arsyeja që ajo ndau rrugët me partinë Isa Mustafës.

Osmani u shpreh se do shohë mundësinë për krijimin e një partie të re.

“Në një Kosovë që për 20 vjet ka degraduar, ku njerëzit mendojnë si të ikin, duhet ta kemi të qartë se kemi të bëjmë me dy pole të kundërta. Kurdo që mbahen zgjedhjet e ardhshme, duhet të ketë një ndarje të qartë ndërmjet një grupi të njerëzish që janë kapës të shtetit dhe të njerëzve që kanë vullnet e guxim që ta largojnë kapjen e shtetit. Ky është kualifikimi i dokumenteve të BE-së për një shtet të kapjes, krimit e korrupsionit në nivelet më të larta qeveritare.

LDK-ja ku jam rritur ma ka mbyllur çdo derë dhe tash ajo angazhohet në një fushatë denigruese dhe përdorin gjuhë të turpshme. Unë duhet t’i shqyrtoj mundësitë e mia për angazhim politik, por jo të aderoj në një parti tjetër, por të shikohet nëse ka mundësi të krijohet një parti e re. Nuk do të aderoj në një parti tjetër, po shikojmë drejt themelimit të një bashkimi të forcave të intelektualëve në një iniciativë qytetare”, tha Osmani për Prime Time në Kanal10.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...