Artistja Vlora Kastrati Shala e cila sapo ka festuar ditëlindjen e rrethuar me plot supriza dhe urime pa fund, na tregon me anë të disa fotove se po punon për të na sjellë dy projekte të reja muzikore. Ne mësojmë se Vlora ka qenë në Kosovë ku ka kënduar dy këngë njëra “Luj luj” e punuar nga mjeshtrat Florent Boshnjaku dhe Arsim Bunjaku e cila do të vijë nga xhirimet festive te Labia së bashku me një potpuri të bukur, ndërsa kënga “Ku mke pa” do të jetë në xhirimet te Eurolindi. Artistja gjithmonë me zërin e saj din të befasojë e ne jemi në pritje të këngëve më të reja nga ajo.