Një 49-vjeçare është paraqitur në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë.
Paraprakisht, uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 15:00, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore shtetasja H.XH, 49 vjeçe, e cila dyshohet të ketë konsumuar fotoksinë.
Mësohet se 49-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarim të rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 12.11.2020, rreth orës 15:00, në spitalin rajonal Vlorë, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja H. Xh., 49 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.
Shtetasja H. Xh. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.