Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

VMRO dhe LSDM përplasen për mënyrën e menaxhimit të pandemisë

Shkup, 8 nentor – Sipas kësaj partie që nga filllimi i pandemisë qytetarët vetëm për kovid teste kanë paguar mbi 8 milion euro, ndërsa vetëm brenda dy ditësh në klinikat private kanë harxhuar 150 mijë euro. Nga partia e Mickovskit thonpë se pandemia po I varfëron njerzit prandja kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe.   

“38,782 persona të infektuar gjithsej, 14,661 raste aktive, 1,110 vdekje. Venko, këto janë numra që tregojnë për veten se sa është e nevojshme dorëheqja urgjente.  Në dy ditët e kaluara, u kryen gjithsej 6,486 teste, nga të cilat 3,086 u kryen në klinika private, dhe sipas të këtyre të dhënave të njëjtat kanë kushtuar afër 9,258,000 denarë ose afër 150,000 euro. Venko, a jeni në dijeni që qytetarët shpenzuan mbi 8 milion euro për teste? A ka ndonjë vijë të kuqe që nuk do ta kaloje, çfarë do të mund të bënte shëndetësia me ato fonde, Sa ambulanca do të siguroheshin  dhe sa jetë njerëzish do të shpëtoheshin. Shëndetësin e këni shëndëruar në biznes”, u shpreh Marija Miteva nga VMRO-DPMNE. 

Por LSDM-ja përmes një komunikate e pretendon të kundërtën. Nga kjo aprti thënë se qeveria e udhëhequr nga LSDM në tre vitet e fundit me investime të konsiderueshme ka forcuar sistemin shëndetësor.   Riparimi i kaosit të trashëguar në kujdesin shëndetësor pas neglizhencës 11-vjeçare të VMRO-DPMNE, provoi të ishte një faktor kyç për menaxhimin e mirë të krizës më të madhe shëndetësore deri më tani. Poashtu nga LSDM përgjigjen me kundër akuzë se VMRO-DPMNE-ja dëshiron që vetëm të krijon kaos në shëndetësi përmes akuzave dhe kërkesave të pa baza.                   

“Derisa VMRO-DPMNE shkelte kontributin e punëtorëve shëndetësorë, LSDM për katër vite, katër herë rriti pagat në shëndetësi. Për më tepër, të gjithë profesionistët shëndetësorë të përfshirë në punën me pacientët me koronavirus do të shpërblehen për punën dhe sakrificën e tyre, me një total prej 54 milion denarë, të siguruar nga buxheti suplementar për vitin 2020. Investimi në punëtorët shëndetësor është investim në shëndetin e qytetarëve. LSDM si parti e përgjegjshme edhe në kohë pandemie investon dhe promovon kujdesin shëndetësor. Ne kemi rritur pagën bazë të mjekëve specialistë me 40%, të mjekëve të përgjithshëm me 25%, të infermierëve midis 20% dhe 23% të infermierëve që punojnë në klinika, me 5% të bashkëpunëtorëve shëndetësorë dhe stafit ndihmës”, thuhet në Komunikatën e LSDM-së.   

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...